FOTO/ Feston ditëlindjen e tij të 46-të, Robert Berisha zbulon të dashurën e tij të re! Ja urimi që mori nga partnerja

by editor

Aksident në Rrugën e Arbrit, dy të lënduar nga përplasja e makinave
Ndërsa ka ndarë në rrjetet e tij sociale urimet e marra nga miqtë, Roberti ka publikuar edhe urimin e bërë nga e dashura e tij, e cila quhet Ana.

Fillimisht ka qenë Ana ajo e cila ka publikuar një foto në Instagramin e saj krah këngëtarit, duke i shprehur urimet në këtë ditë të veçantë

“Gëzuar ditëlindjen burrit që mban zemrën time”, shkruan ajo krahas fotos në prehrin e Robert Berishës.

Më pas ky postim është ripostuar edhe nga vetë këngëtari në Instagramin e tij.


Më herët, këngëtari ka publikuar edhe foto të tjera me partneren e tij, por duke mos i zbuluar identitetin.Kujtojmë se romanca e tij vjen pas ndarjes prej më shumë se një viti nga modelja Laureta Maqedonci. Ata kanë qenë bashkë për disa muaj, por më pas u ndanë.

Roberti ka qenë i martuar për shumë vite me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë, Rene.

You may also like