Vrasja e shqiptarit Bledar Dedja në Itali, gruaja punësoi hetues privat, dyshonte për tradhëti

by editor

Nje hetues privat ka zbuluar se njohjet homoseksuale mund të kene qene shkak i vrasjes se shqiptarit Bledar Dedja i cili u gjet i vrare me thike ne Itali pak dite me pare, pasi ishte qelluar disa here me thike.

Sipas medias italiae, kjo eshte pista në të cilën janë fokusuar hetuesit, të cilët po rindërtojnë të njohurit e 39-vjeçarit shqiptar.

Advertisements

Sipas raportimeve te medias, “jeta e tij e dyfishtë”, ishte zbardhur nga një hetues privat i punësuar nga gruaja e Dedjas e cila kishte hetuar dy vite më parë, pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte.

Ndërkohë marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur t’i jepte fund, ndoshta për të shmangur pasojat për dy fëmijët e vegjël.

Advertisements

Karabinierët janë fokusuar në rrethin e njohjeve të kopshtarit shqiptar: ata po shqyrtojnë komunikimet e tij, profilet sociale, tabulatet e telefonit por edhe klubet ​​që ai frekuentonte.

Karabinierët kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, duke përfshirë miqtë dhe të afërmit e viktimës, i cili u godit me thikë të shtunën pasdite në pyllin e Paderno del Grappa dhe u gjet mëngjesin e ardhshëm nga miku me të cilin kishte një takim për të shkuar në peshkim.

Advertisements

Sipas policise, ne momentin e vrasjes, 39-vjeçarit i janë tërhequr pantallonat dhe të brendshmet.

You may also like