Del kredia 25 mijë Euro/ Kokalla “fundos” Naimin: M’u lut para një viti ta vras Liridonën

by editor

Kushtrim Kokalla, i arrestuari i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar sipas dëshmive të mediave në Prishtinë që i kanë zbardhur se Naim Murseli i ka kërkuar para një viti që të vriste 30-vjeçaren.

Sipas mediave, Kokalla ka deklaruar se Naim Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij.

Advertisements

Gazetari Muharrem Kafexhiu në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” jep detaje të tjera nga dëshmia e tij.

Advertisements

“Ia kishte kërkuar këtë çështje (vrasjen) Naimi. Raportet mes çiftit nuk kanë qenë të mira që para 2-3 vitesh. Çifti kishte bërë një kërkesë për divorc në Suedi, por që sipas ligjeve atje, duhet ta konfirmojnë brenda një viti, që më pas nuk e nënshkruan dhe kërkesa ra poshtë.

Kokalla ka thënë që para një viti i ishte kërkuar vrasja. Por që sipas tij e kishte refuzuar dhe duke i kërkuar që “këtë temë mos ma përsërit më” tha Kafexhiu.

Advertisements

Kushtrim Kokalla që është kushëri i parë me Murselin ka zbuluar se kishte marrë një kredi në emër të Naimit. “Nuk mund të thuhet se kishte probleme financiare. Mund të kenë pasur ndonjë raport tjetër për shkak të afërsisë familjare.

Aty thuhet në shtëpinë e re të Murselit. Edhe ndërtimi i shtëpisë mund të rezultojë me probleme të tjera financiare dhe hyrja në një kredi. Por është pak vështirë të thuhet kjo duke parë raportin familjar” tha ai.

Edhe pse e dinte për vrasjen, Kushtrim Kokalla shkoi të nesërmen në varrim dhe e ngushëlloi. “Gjithçka ka qenë maskë, po çuditem me gjakftohtësinë e tyre. Vështirë e shpjegueshme nga aspekti njerëzor” tha gazetari për “5Pyetjet.al”.

You may also like