Elbasan/ Automjeti përplaset me motorin, plagosen 3 persona

by editor

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet dhe motomjet janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.

Elbasan – Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet dhe motomjet janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motomjetit B. H., si dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues të identifikuar si C. M.

Blutë njoftojnë se 3 të plagosurit janë në spital dhe po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin C. M. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”,-njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Advertisements

You may also like