Një i vdekur dhe 20 të plagosur/ Aksident i rëndë, makina përplaset me furgonin e punëtorëve (DETAJE)

by editor

Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 24 vjeçar, shofer i automjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhru mbrëmjen e sotme në Maqedoninë e Veriut, teksa një person ka ndërruar jetë dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Advertisements

Sipas mediave vendase, një makinë është përplasur me një furgon, i cili po transportonte punëtorë rrugës për në Demir Hisar. Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 24 vjeçar, shofer i automjetit, teksa punëtorët që ndodheshin në furgon u plagosën.

Nga Spitali i Manastirit thonë se 20 perona janë paraqitur për ndihmë, por janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Advertisements

You may also like