“Zari kujt je ti?” E pyeti Eglën me ironi, banorja ‘Zari jot’/ Juli: Në një jetë tjetër, se nuk e pranoj unë….

by editor

Juli dhe Egla, dy banorët që shpesh kanë pasur debate të ashpra me njëri tjetrin, që nga fillimi i Big Brother VIP, u përplasën edhe në “prime-in” e sotëm.

Teksa po diskutohej për një debat mes Ilnisës dhe Eglës, kjo e fundit ka përmendur këto ditë se shumë banorë janë “zare” brenda shtëpisë. I prekur nga kjo deklaratë, Juli e pyet se zari i kujt është ajo.

Advertisements

Juli: Na etiketon si zare këtu brenda, zari kujt je ti?

Egla: Zari jot

Advertisements

Juli: Zari im në një jetë tjetër, se nuk e pranoj unë të jesh zari im

E pyetur nga moderatori Ledjon Liço se “a të erdhi keq që nuk u shpall nga publiku si një nga të preferuarit”, ndërkohë që Ilnisa ishte në këtë treshe, banorja u përgjigj: “Po keq më erdhi, por i besoj zgjedhjes së publikut dhe ai vendos ashtu si duhet”.

Advertisements

You may also like