Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kovashicë të Njësisë Administrative Shupenzë të Bulqizës, ku një elektriçist ka ndërruar jetë për shkak të një incidenti në punë.
Advertisements
Viktima Y.B. u rrëzua nga shtylla gjatë punës për riparimin e lidhjeve elektrike.
Advertisements
Për pasojë mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital. Fatkeqësisht, ndërroi jetë disa minuta më vonë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.