Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Bruksel

by editor

Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Bruksel, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Në pranga ka rënë Diego Haxhira alias Teki Hanaj alias Diego Hanaj i cili në shtator të vitit 2022 qëlloi me armë zjarri ndaj automjetit ku po lëviznin 2 oficerë policie jashtë orarit të tyre të punës.Mësohet se gjatë kontrollit ai iu prezantua policëve me emër tjetër, ndërsa iu gjet edhe një thikë. Pritet ekstradimi i tij për në Shqipëri.

Advertisements

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative e Policisë shqiptare dhe i shkëmbimit të këtyre infor”macioneve në kohë të shpejtë nga Interpol Tirana dhe FAST Albania, me homologët belgë, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, që fshihej në Belgjikë, është finalizuar operacioni policor i koduar “Capital”. Gjatë këtij operacioni, bazuar në informacionet e shkëmbyera, FAST Belgjika ka kapur në qytetin e Belgjikës dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

D. H. alias T. H., 38 vjeç, banues në Vlorë. Në momentin e ndalimit nga Policia belge, ky shtetas është prezantuar me një identitet tjetër. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, një armë të ftohtë (thikë).

Advertisements

You may also like