Vrasja e shqiptares në Florida/ Renato Muhaj e kishte prerë në fyt, Suela u gjet e mbuluar me gjak

by editor

Viktima u gjet e vrarë në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit, e mbuluar me gjak

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 32-vjeçares shqiptare, Suela Saliaj e cila u regjistrua ditën e djeshme në Florida.

Advertisements

Mësohet se ish-i dashuri i i saj, Renato Muhaj e kishte prerë atë në fyt, teksa viktima u gjet e vrarë në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit, e mbuluar me gjak.

34-vjeçari shqiptar pasi ka vrarë gruan, ka rrëmbyër vajzën e tyre të mitur. Sipas policisë, Muhaj ka sulmuar edhe prindërit e tij në banesë të cilët janë dërguar për mjekim në spital. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë ndërsa çifti jetonte prej vitesh në SHBA.

Advertisements

Autoritetet thanë se Muhaj dhe Alessia u gjetën disa orë më vonë në automjetin e tij dhe ai u arrestua menjëherë. Ndërsa vajza, Alessia thuhet se u ribashkua me anëtarët e tjerë të familjes.

Pas incidentit, një anëtar i komunitetit ka organizuar një fushatë “GoFundMe” në emër të familjarëve, për të ndihmuar në pagesën e shpenzimeve të funeralit dhe për të mbështetur vajzën 8-vjeçare të Suela Saliajt. Mbledhja e fondeve që kërkon 100,000 dollarë ka mbledhur gati gjysmën e shumës.

Advertisements

You may also like