Bëhet virale videoja kur burri i Arbana Osmanit zbuloi se Arbër Hajderi merr informata nga regjia përmes orës inteligjente

by editor

Në rrjetet sociale është shpërndarë së fundmi një video e vjetër e ish-regjisorit të Big Brother VIP Albania, Eduart Grishaj, e cila po shkakton debat tek ndjekësit e këtij reality-show.

Video e cila është regjistruar vitin e kaluar në emisionin “Fan Club” të vitit të kaluar, ka ngjallur interes të ri-dëgjuar pas komenteve të opinionistit Arbër Hajdari në edicionin e sivjetmë të Big Brother VIP Albania.Në këtë intervistë, moderatorja Megi Pojani e kishte pyetur Grishajn nëse ishte e vërtetë që Arbri përdor kufje dhe merr instruksione nga regjia gjatë emisionit.

Advertisements

Ndërsa Eduart Grishaj e mohoi ekzistencën e kufjeve, ai zbuloi se Arbri përdor një orë inteligjente nga e cila, sipas tij, regjia i dërgon informata dhe udhëzime.

Ky detaj është bërë viral në TikTok dhe X (ish-Twitter).

Advertisements

You may also like