Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre.
Advertisements
Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo dëshmohet çdo ditë me numrin e rasteve të tilla që denoncohen në Polici.
Advertisements
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Fushë Kosovë, ku një 41-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj të dashurës së tij.
Mësohet se viktima e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ndodhi te banesa e saj, ku i dyshuari i kishte shkuar dhe ka tentuar të futet pa lejen e saj.
Aty situata dyshohet se ka eskaluar, pasi i dyshuari është kapur me të dashurën, të cilën e ka paralajmëruar se nëse nuk e vazhdojnë lidhjen me dëshirë, ai do të mbajë me zor.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.