Në emisionin “Real Story” u diskutua edhe për rrezikun e hakerimit nga Kina.
Advertisements
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se në institucionet shtetërore shqiptare ka ende kamera kineze spiune, ndërsa shtoi se ka potencial të madh që kamerat të mbajnë në vëzhgim në kohë reale çfarë ndodh në vendin tonë.
Advertisements
“Në institucionet tona shtetërore ka ende kamera kineze si spiune që kanë potencial të madh që të mbajnë në vëzhgim në kohë reale çfarë ndodh. A ka interes Kina për Shqipërinë? Këto janë elementë që na takon ne të vetëmbrohemi.”, u shpreh eksperti Karamuço.
Ndërsa eksperti Arjan Dyrmishi u shpreh se “ Bota sa vjen dhe bëhet më fluide. Me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, po hyjmë në një epokë ku duhet një dekadë për të parë se çfarë emri do i vendosim”.