“Shqiptarët do llahtarisen se deri ku arrin afera e…”/ Arben Ahmetaj bën paralajmërimin ‘bombë’

by editor

Gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se nëse SPAK do të hetojë siç duhet dhe do të ndjekë paratë, shqiptarët do të llahtarisen se deri ku shkon afera e inceneratorëve.

Advertisements

Pjesë nga intervista:

Advertisements

Çim Peka: Pse i shmangin procedurat sipas jush?

Arben Ahmetaj: Po qe se do bëhet, dhe i sfidoj. Po qe se do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët nuk do të habiten, por do të llahtarisen se deri ku do të shkojë. Po sigurisht që SPAK nuk e bën këtë. Unë thashë, ‘ndiq paratë’. Unë isha i akuzuar nga opinioni publik pra, në populizmin penal shqiptar, unë po goditesha me gurë nga dritaret e Top Channel, apo nga të gjitha mediat e paguara nga inceneratorët. Mercenarë, vullnetarë, të paguar, të sponsorizuar, të gjithë. Unë habitem se si, kur del nëpër letra se je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsioni është çmenduri. Megjithatë ky është një diskutim dhe kapitull tjetër. Pra, po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do të habiten, por të llahtarisen. Do të shkojë shumë lart.

Arben Ahmetaj: Lart në maksimum. Cila është arsyeja po ua them tani.

Çim Peka: Lart në maksimum? Ju thoni se përveç kryetarit të bashkisë edhe kryeministrit …

Arben Ahmetaj: Do të vijmë tek të gjitha. Të gjithë ata që kanë inspiruar politikisht goditjen për kokë turku. Më pyete pse ka nisur përplasja. Goditja ndaj meje ka nisur herët. Unë kam pasur përplasjet e mia, siç kam pasur edhe ditët e mira me kryeministrin. Përplasje disa serioze, disa profesionale, disa politike, kuptohet aq sa e lejon të qenit i sjellshëm, rigoroz dhe të qenit besimplotë në atë bën dhe atë që thua.

Çim Peka: Perceptimi është se refuzimi juaj për inceneratorin e Tiranës ka të bëjë me faktin se aty u fut në lojë edhe nëpërmjet kryetarit Veliaj, Ben Blushi, në atë kohë drejtues i Top Channel dhe Arben Ahmetaj u la jashtë. Dhe perceptimi i këtyre dy qendrave të Tiranës, nëpër ambasada që thoni ju, por edhe nëpër media, është që Arben Ahmetaj kur u përjashtua nga Tirana sepse aty u fut Ben Blushi dhe Top Channel, Edi Rama dhe Erion Veliaj vetë, dosjen e inceneratorëve e dorëzoi te Ilir Meta. Kjo është arsyeja se dy qendrat e Tiranës, që unë e di për kë e keni fjalën dhe ju do i thoni vetë, shpërndajnë jo vetëm nëpër ambasada, por edhe media. Ju kishit interes edhe për shkak të miqësise te Elbasani dhe Fieri, dhe kur u latë jashtë te Tirana dhe u zëvendësuat me Ben Blushin, Top Channel dhe Erion Veliajn, ju dosjen e shkeljeve të procedurave e dorëzuat tek Ilir Meta.

Arben Ahmetaj: Teoria e konspiracioni që unë kam dorëzuar dosjen tek Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe unë nuk e besoj se Edi Rama e ka besuar, sepse është më i zgjuar se kaq. Këtë histori e ka besuar Lefter Koka dhe Mirel Mërtiri. Dosja dihet publikisht ka qenë pjesë e hetimit të KLSH-së. Por kjo u përdor si justifikim për të gjetur kokën e turkut. Cila ishte koka e turkut? Ishte një njeri që e ka pranuar që ishte mik me Mirel Mërtirin. Po mirë, po ky s’ka marrë pjesë në procedura, por ky nuk ka firmosur. Po ca na duhet se s’ka firmosur. Ne do ta ndërtojmë goditjen e këtij njeriu dal e nga dal, në mënyrë që nxjerrja në pritë politike, të kthehet në vrasje juridike. Dhe cilat janë hapat. Filloi gjithë tymnaja, jo ka dhënë jo nuk ka dhënë dosjen. Unë nuk e mora seriozisht në momentin e parë që e dëgjova. Ish miq të mi mundoheshin në tryeza ta thonin kështu me keqardhje; po si ka mundësi që ky Ben Ahmetaj ja dha dosjen Ilir Metës dhe ambasadës së SHBA. Dmth sikur i vinte keq për mua, si të habitur. Një kultivim i një konspiracioni të gjatë, nuk e besoj se Ed Rama e ka besuar këtë, por Ed Rama e ka përdorur këtë kundër meje për të gjetur një njeri, që sipas tij ti vejë tapë çështjes së inceneratorëve.

Çim Peka: Po pse ti vendosjes tapë me ju që nuk ishit pjesë e procedurave të inceneratorëve, kur mund të ja vendosje tapë me Veliajn, Ballukun apo dikë tjetër, apo Damian Gjiknurin që kanë qenë pjesë e procedurave.

Arben Ahmetaj: Kjo është pyetje edhe për ju. Cila është arsyeja.

Çim Peka: Nuk e njoh unë Edi Ramën.

Arben Ahmetaj: Unë e njoh shumë mirë Edi Ramën.

Çim Peka: Sepse procedurat e përfshijnë dhe atë dhe ai nuk kishte interes të hetoheshin procedura.

Arben Ahmetaj: Procedurat i përfshijnë të gjithë. Çfarë dua të them. A ka vendime për bonuset? Ka vendime për bonuset. Unë nga personat që ti përmende jam i vetmi që nuk kam firmosur për procedure. Nuk kam bërë as prokurim, nuk kam qenë as autoritet kontraktor. Të gjithë në një moment apo në një tjetër …

Çim Peka: Ju po thoni se duke qenë se duhej bërë patjetër një kokë turku për inceneratorët, sepse zhurma, hetimi, abuzimi ishte i madh, Rama bëri sikur e besonte alibinë e Veliajt dhe Ballkukut, por nuk e besonte se është shumë më i zgjuar se kaq, por i duhej një kokë turku dhe ky kokë turku duhej të ishte dikush që është jashtë procedurës, që nuk ka lidhje me të, sepse po të jetë në procedurë shkon tek të gjithë?

Arben Ahmetaj: Po të ishte në një pjesë të procedurës, po të zbërthehet një nga nyjet e procedurës, praktikisht nuk ka më pazëll për inceneratorin e Tiranës, nuk ka më pazëll.

You may also like