Detaje të tjera të rënda janë bërë publike nga gazetari Vehbi Kajtazi në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt. Ai tha se ajo ka parë gjithçka para se të ekzekutohej. E ndjera ka qenë e ulur në sediljen e pasagjerit kur përpara i ka dalë Granit Plava. Pasi bashkëshorti i saj ka ndaluar, ka dalë dhe i ka liruar sediljen e shoferit vrasësit.
Advertisements
“E ndjera e ka parë gjithë këtë skenë, e ka parë sesi bashkëshorti i vet po e tradhton. I liron karrigen e vet. Ka qenë aty dhe ky futet në vendin e tij dhe e vret”, tregoi gazetari.
Advertisements
Më pas, Naim Murseli ka ikur në një dyqan, ndërsa autori është larguar me një makinë me qira.
Sipas gazetarit, policia në momentin e parë që e ka marrë për ta intervistuar Naim Murselin e ka parë që ky po gënjen.
Gjithnjë sipas të njëjtave burime, natën e krimit këta Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla kanë shkuar në një hotel bashkë dhe kanë qëndruar në një dhomë.
“Këtu tregon Kushtrim Kokalla sesi Naim Murseli thotë u krye edhe kjo punë, u çlirova”, tha gazetari.
Ndërkohë, Granit Plava ka komunikuar me Kokallën dhe e ka thërritur në një club nate.
I pari që u vu në pranga ka qenë Naim Murseli.
“Naim Murseli telefonin e vet dhe të bashkëshortes i ka zhdukur. Ka dyshime se i ka hedhur në një pusetë kanalizime. Autoritetet kanë bërë një kërkesë në Apple”, tregoi gazetari./tvklan.al