Amaneti i 47-vjeçares Fatbardha Pali për djalin e saj, ka tronditur mbarë opinionin publik.
Advertisements
47-vjeçarja pak para se t’i jepte fund jetës në Pirgos të Greqisë, ka akuzuar bashkëshortin e saj për tradhti, si dhe dy persona të afërm të familjes së saj.
Advertisements
Ajo i kërkon falje djalit për veprimin që po bën, ndërsa i lë amanet që kur të lindë vajzë t’i vërë emrin e saj.
“Xhulio bëhu i zoti i vetes bir. Mami për ty edhe në varr do i lutet Zotit, ma bëj hallall o bir. Të ka lënë mami 500 euro te dollapi te xhupi blu i Xhoit nënës. Xhoi e do nënën shumë thoshte o bir i nënës, ika po do ju shikoj nga larg, o Xhoi i nënës, o bir nëna Bardhën e mashtroi gjysh Iliri. O bir kur të rritesh do i dëgjosh nga të tjerët. Bir nëne shoi, të bëftë Zoti miz, bletë, o Bir. Sa të ikësh në Shqipëri te shtëpiat, të të lija ndonjë lek ty. Punova me plagë në mez e në zemër, o bir i mamit, asnjë veprim të keq mos bëj bir i mamit, merr familjen ik në Shqipëri, bën një gocë vëri emrin tim o bir, të më kujtosh. Mos më harro i bir, burrneshë vdiqa po më mbaron bateria e telefonit biri i mamit, shumë kam për të të thënë, nuk mundem më o bir i mamit. Xhulio kam pirë raki o bir, ndryshe nuk e përballoja dot litarin, ikjen nga ti o bir. Palit hiqi vizën bir, ta mbaj Lona me Mirën dhe shoqet e Lonës dhe Kadriu , pikë hajri mos bëfshin o zot”, shkruan Fatbardha Pali.
Ndërsa më tej i kërkon falje vëllait të saj, ndërsa shkruan se mes bashkëshortit të saj dhe kunatës ka patur një marrëdhënie.
“Klodi vëlla, ma bëj hallall, e vërtetë për sherrin që kemi bërë bashkë, më fal, më fal. Maskarain e kam patur në shtëpi, e vërtetë që ka shkruajtur me gruan tënde, maskarai, k*rvari k*rvar do vdesi. Nuk e dija se kisha k*rvarin në shtëpi. Ma bëni hallall vëllezër, motra, ky është Ilir Pali, pikën e hajrit mos e bëftë, ardhtë sa më shpejt te unë Kadri, Pali mori 3 gra po nuk ishin të zonjat t’ia merrnin hakun, kështu e duan këta lloj njerëzish. Kadri Pali çdo 2 shkurt paç arkivol në shtëpi, haram e paçi hysmetin tim ”, shkruan Fatbardha.