Para se t’i jepte fund jetës në Greqi, 47-vjeçarja Bardha Pali ka lënë një shënim në Facebook ku rrëfen të gjitha çfarë ka kaluar në jetë si pasojë e tradhtisë së bashkëshortit.
Advertisements
Ajo ka treguar se kishte tentuar dhe më parë vetëvrasjen, por kishte qenë bashkëshorti Ilir Paja, ai që e kishte ndalur, duke i thënë se iu lut për hatër të fëmijëve.
Advertisements
Bardha dhe Iliri ishin prindër të një djali dhe gjyshër të një mbese.
“Burri im pagoi 2 mije euro me hapi Ëhatsapp i pa te gjitha ne debate e siper thashë nuk rroj me jo me tha Iliri mos e ben kete gje per femijet, do e kalojme kte gje ok, se dhe veten e vet e dinte se ishte i dhjerë. Drita me tha qekur i pa çfare kishte bere i vëllai, lere rrugrve me tha, velllai im ka arritur këtu. Une durova po hakun pa ia marr nuk ia leja, prandaj me tha mos e bej te keqen per fëmijët, se u bera gati te varja veten qe me kohe se ja çova foto litarin qe kisha varur, prape me erdhi keq kur me mori ne tel me tha ik ke femijet se do e kalojme cdo gje bashke”, shkruan nder te tjera ajo.
Ngjarja:
Një 47-vjeçare shqiptare, Bardha Pali, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në Pirgos të Greqisë. Ajo, para se të kryente aktin e rëndë, ka publikuar në Facebook, një mesazh të gjatë ku tregon gjithë kalvarin e vuajtje që sipas saj kanë ardhur si pasojë e tradhtisë së bashkëshortit, me dy gratë e vëllezërve të tij.
Bardha në postimin e saj, shkruan se Iliri e tradhtonte me Mirën dhe Lonën, të cilët e shantazonin se do të publikonin videon që kishin bashkë, nëse nuk u jepte para.
47-vjeçarja shkruan se sherret mes tyre kanë qenë shumë të shpeshta dhe se njëherë, Iliri kishte marrë nga Shqipëria një armë për ta vrarë, por e kishte ndaluar vëllai i tij Afrimi.
Muajt e fundit, thotë ajo, e kishte paralajmëruar Ilirin se do të vetëvritej, por ky i fundit e kishte bindur të mos bënte një gjë të tillë për hir të fëmijës.
Megjithatë, shkruan Bardha, nuk mund ta përballonte me jetën me të, ndërsa rrëfen detaje të imtësishme të tradhtive të Ilir me gra të tjera.
Ajo i kërkon të birit, Xhulios, që të mos lërë asnjë grua tjetër në shtëpi dhe të mos qëndrojë krah babait.
Historia e rrëfyer nga Bardha Pali, pak para se t’i jepte fund jetës