Distria Krasniqi i sjell medaljen e artë Kosovës në xhudo, Lara Kolturi medalje bronzi Shqipërisë në ski

by editor

Dy medalje të rëndësishme erdhën dje për shqiptarët, një për Kosovën e një për Shqipërinë, e para medalje ari e rrëmbyer në turneun madhor të xhudos të zhvilluar në Francë, e tjetra po nga Franca por në Kampionatin Botëror të të rinjve, fituar nga italiania e pasaportizuar shqiptare, Lara Kolturi. Natyrisht, ishte një ditë e shkëlqyer për sportin tonë, sidomos për skiatoren e talentuar Kolturi, e cila korr një suskes të rëndësishëm në njivelin e të rinjve në botë, me një medalje bronzi që ka shumë vlerë për të ardhmen e karrierës së saj. E parë në tërësi, dita e djeshme mund të quhet shumë e suksesshme për sportin shqiptar në të dy anët e kufirit, pasi sjellin medalje të rëndësishme nga turne shumë seriozë në nivel botëror, por edhe i hapin rrugën sportistëve elitarë për të pretenduar këtë vit medalje olimpike në Lojërat Olimpike Veror të Parisit.

Advertisements

Medalja e artë e Distria Krasniqit

Advertisements

Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më prestigjioze të xhudos, Grand Slamin e Parisit. Të premten, Distria e mbrojti titullin e kampiones në kategorinë deri 52 kg. Pos në vitin 2023, Distria kishte fituar të artë edhe në vitin 2020. Ka edhe dy medalje të argjendta e dy të bronzta. Në finale, para një numri të konsiderueshëm shikuesish, Distria e mposht britaniken Chelsie Giles. Ndaj saj fitoi me Vazari, ndërsa e kontrolloi gjithë luftën. Me Giles, Distria tani ka katër fitore e një humbje. 28-vjeçarja Krasniqi ishte bartëse e parë, ndërsa pati një ditë të shkëlqyer. Nisi me fitore për nëntë sekonda ndaj francezes Leonie Gonzalez. Më pas e mposhti për 37 sekonda jugkoreanen Seyun Jang. Me fitore me Ippon vazhdoi në çerekfinale. Për 2:12 minuta e kaloi Khorloodoi Bishreltin, që përfaqëson Emiratet e Bashkuara Arabe. Pak më shumë i sfidua në gjysmëfinale, ku e kaloi japonezen Kisomi Omori. Ndaj saj fitoi me uazari në kohën shtesë. Me të artën, Distria i fiton 1000 pikë në ranglistën botërore. Do të forcohet edhe më shumë në pozitën e parë në kategorinë deri 52 kg. Ndërkohë, sportistja tjetër shqiptare e Kosovës, Nora Gjakova, e mbylli garën e saj në vend të pestë. Në fakt ajo e nisi si pretendente dhe iu afrua shumë medaljes, por në fund u kënaq me një vend të pestë, por me shpresën se ajo do të jetë një kandidate potenciale për të fituar medalje në Olimpiadën e Parisit.

Kolturi medalje bronzi nga Botërori i të rinjve në Francë

Skiatorja Lara Kolturi i ka dhënë Shqipërisë një tjetër medalje në Kampionatin Botëror të të Rinjve në Ski, që po zhvillohet në Francë. 17-vjeçarja u rendit e treta ne GS duke marrë medaljen e bronztë. Kohën më të mirë e regjistroi skiatorja nga Kanadaja, Brit Riçardson, e cila siguroi vendin e parë. Vendi i dytë shkoi për helveten, Sfeanie Grob. Kolturi ishte pas fitueses vetëm 1 sekondë e 18 të qindtat. Në ditën e shtunë në Slalom, talentja shqiptare do të synojë një tjetër arritje pozitive, teksa shpresohet pozicionimi në podium dhe pse jo medalja e artë. Duhet thënë se medalja e bronztë e fituar dje është në vazhdimësinë e sukseseve që kjo sportiste ka pasur gjatë dy viteve të fundit që garon për Shqipërinë.

You may also like