“I zhvati” 70 mijë euro edhe Vilma Nushit, dërgohet në gjyq Florian Gjergji, “tmerri” i biznesmenëve

by editor

Florian Gjergji i cili eshte kthyer ne nje “fantazme tmerri” per biznesmenet te cileve u ka marre ne dhjetera raste shuma te medha eurosh duke u hequr si zyrtar i larte shteteror, do te gjykohet ne mungese.

Advertisements

Ai dhe disa persona të tjerë janë marrë të pandehur nga prokuroria e Tiraes, për veprën penale “mashtrim me pasoja të rënda”. Ata dyshohet se nëpërmejt skemave mashtruese kanë tentuar që t’u marrin shuma të mëdha monetare biznesmenëve të ndryshëm duke u shkruar në aplikacionet si “Signal” dhe “Telegram”.

Advertisements

Prokuroria e Tiranes ka përfunduar hetimet vetëm për dy raste ndërkohë që janë duke u hetuar edhe 5 raste të tjera.

Sipas hetimeve, Florian Gjergji duke përdorur persona të tjerë u shkruante biznesmenëve të ndryshëm mesazhe duke u hequr si zyrtar i lartë, here si kryetar i Bashkise Tirane, here si kryetar i Bashkise Vlore, etj.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se të dyshuarit u shkruanin biznesmenëve duke u thënë se u duheshin shuma të majme parash, për çështje të ndryshme. Rasti i parë i mashtrimit u zbulua në datën 7 janar të 2023-it. Një biznesmeni me emër i është kërkuar një shumë prej 130 mijë eurosh, duke u hequr si një politikan i rëndësishëm.Pas komunikimit, biznesmeni ka dyshuar dhe ka bërë denoncim në polici. Më pas me metoda speciale hetuesit kanë arritur të zbulojnë se kush janë persoant që do të merrnin paratë.

Kjo skemë dyshohet se është ngritur nga Gjergji i cili sipas burimeve ndodhet në Gjermani. Ai është i shpallur në kërkim ndërkombëtar me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë.

Florian Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, t’i dërgonin paratë pasi t’ia merrnin biznesmenit.

40-vjeçari përdor aplikacionet “Telegram” dhe “Signal”, ku u prezantohet biznesmenëve, kryesisht të fushës së ndërtimit, si kryebashkiakë, ministra, apo edhe drejtues të institucioneve shtetërore.

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që Gjergji të ketë patur sukses në raste të tjera të mashtrimit të biznesmenëve. Prej muajit janar 2023 është tentuar të zbatohet kjo skemë e mashtrimit në 7 raste, ku shuma totale arrin në mbi 500 mijë euro, citon Klan.

Rastet e mashtrimit ndaj biznesmenëve:

7 janar 2023 – Operacioni “Signal”, tre të arrestuar, shuma 130.000 euro

10 janar 2023 – Operacioni “Subjekti”, tre të arrestuar, shuma 13.000 euro

13 shkurt 2023 – Operacioni “Tentativa”, tre të arrestuar, shuma 90.000 euro

6 maj 2023 – Operacioni “Telegram”, dy të arrestuar, shuma 100.000 euro

16 maj 2023 – Operacioni “Arkitekti”, një i arrestuar, shuma 70.000 euro

4 gusht 2023 – Operacioni “Replay”, tre të arrestuar, shuma 35.000 euro

29 shtator 2023 – Operacioni “Fraud”, katër të arrestuar, shuma 70.000 euro

Lajmifundit.al, meson se i riu nga Shkodra, vepronte permes platformave elektronike dhe informatike duke derguar mesazhe ne numrat e biznesmeneve.

“Lali jam, me duhen 50 mije euro, do te sjell dike ti marre”, ishin mesazhet tipike qe ai dergonte tek biznesmenet e demtuar.

Ideatori i mashtrimeve hiqej here si Erion Veliaj, here si Artan Lame, here si Niko Peleshi, etj.

Me pas Gjergji perdorte persona te ndryshem te njohur dhe kontakte te tij per tu paraqitur me terheqjen e parave.

Shumica prej tyre jane arrestuar pasi biznesmenet kuptonin rrengun dhe lajmeronin policine e cila merrte masa per ndalimin e shtetasve qe shkonin per te marre parate.

Nderkohe Florian Gjergji nuk eshte gjetur e arrestuar asnjehere pasi sic dyshohet vepron permes internetit nga jashte Shqiperise, me shume gjasa nga Gjermania.

Nje nga biznesmenet qe Gjergji ka tentuar ta mashtroje ka qene ndertuesi Ram Geci ndersa ne rastin e fundit, ai ka marre 70 mije euro nga financierja e kompanise se Vilma Nushit.

Gjergji i kishte shkruar ekonomistes duke u hequr si Nushi, pronarja e kompanise te ciles i kishte kerkuar 70 mije euro, te cilat pasi u paguan nga punonjesja, u kuptua mashtrimi ne nje bisede te saj me pronaren e kompanise./lajmifundit.al

You may also like