Përgjaken rrugët e Shqipërisë! Brenda pak orësh 3 aksidente me 4 të plagosur

by editor

Një prej motorristëve gjatë aksidentit ka përfunduar poshtë një automjeti.

Advertisements

Dita e sotme, e shtunë, 3 shkurt, ka nisur me aksidente të shumta rrugore ku kanë mbetur të plagosur 4 persona, një prej tyre në gjendje të rëndë. Fatmirësisht nuk ka patur viktima.

Advertisements

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur
Në autostradën Vlorë-Fier janë përplasur më njëri-tjetrin dy automjete. Nga përplasja janë plagosur 2 persona ,të cilët janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Si pasojë e aksidentit rrugor pranë fshatit Fitore është krijuar trafik.

Dy të plagosurit ndodhen në ambientet spitalore nën kujdesin e mjekëve ,por jashtë rrezikut për jetën.

Aksident në aksin Berat-Lushnje, “BMW”-ja i pret rrugën fugonit, një i plagosur rëndë
Një automjet i tipit “BMW” i ka ndërprerë rrugën një fugoni, ndërsa si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar rëndë shoferi i automjetit.

Në kohën që fuoristrada ka dalë nga një biznes në anë të rrugës, drejtuesi është futur menjëherë në rrugë kryesore duke shkaktuar përplasjen.

Aksident i rëndë në Peqin, makina i ndërpret rrugën autokolonës me rreth 20 motoristë
Një autokolonë me motorristë është pērfshirë në njē aksident në aksin rrugor Peqin -Elbasan.

Një prej motorristëve gjatë aksidentit ka përfunduar poshtë një automjeti. Fatmirësisht drejtuesi i motorit nuk ka patur lëndime serioze.

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se një autoveturë gjatë një manovrimi të gabuar i ka ndërprerë rrugën autokolonës me rreth 20 motorristëve të huaj.

You may also like