Aksident në Tiranë, Golf-i përplaset me karrotrecin, merr para dhe 4 të rinj, 3 në spital

by editor

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në zonën e rruges 5 Maji.

Advertisements

Një automjet tip VolksWagen Golf 5 ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me një karrotrec të parkuar anash rrugës.

Advertisements

Mjeti ka përplasur 4 djem të rinj që ishin në cep të rrugës. 3 prej tyre kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur dëmtime të lehta.

Në vend ngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë.

You may also like