Një shpërthim me tritol ka tronditur mbrëmjen e djeshme Lezhën
Advertisements
Një shpërthim me tritol ka tronditur mbrëmjen e djeshme Lezhën. Policia ka bërë të ditur se një banese i është vendosur lëndë plasëse.
Advertisements
Në njoftimin zyrtar, policia ka sqaruar se shpërthimi ndodhi në banesën e shtetasit me iniciale A.I., ndërsa thekson se ky person jeton jashtë vendit.
Në momentin kur është hedhur lënda plasëse në shtëpi ka qenë vetëm e ëma. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
“Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë që është shtruar oborri.
Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lezhë/Informacion paraprak:
Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë që është shtruar oborri.
Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.