I bleu ish-të dashurit shtëpi dhe makinë, zbardhet dëshmia e Doriana Stafajt: E dogja…

by editor

Një 41-vjeçare e quajtur Doriana Stafaj është arrestuar për djegien e një automjeti në Durrës. Në kërkim është shpallur vëllai i saj 35-vjeçar i cili dyshohet se është bashkëfajtor në këtë krim.

Doriana Stafaj ka pasur një histori dashurie me 42-vjeçarin dhe pretendon se ia ka blerë ajo makinën dhe shtëpinë, por e ka lejuar t’i regjistrojë në emër të tij në shenjë mirëbesimi. Pas ndarjes nuk ka mundur t’i rikuperojë këto pasuri dhe vendosi të hakmerret pasi ndihet e mashtruar ndaj tij.

Advertisements

Nga Italia ka ardhur së bashku me shtetasin italian i cili po hetohet për moskallëzim krimi.

Doriana ka kërkuar që t’i kthejë pasuritë që deklaron se ia ka blerë ajo kur kanë qenë në lidhje dhe kërkon ndihmë nga institucionet për këtë. Asnjë prej të dyve, as shtetasi italian dhe e ajo, nuk ka pranuar gjatë pyetjes në polici se kanë një lidhje mes tyre.

Advertisements

You may also like