Mario Duraku është ndër të paktët të rinj që mbarështon delet në Kukës. 28-vjeçari thotë se blegtorinë e ka trashëgimi nga familja dhe punon me pasion por fitimet janë të pakëta. Përmes Report TV kërkon nga shteti ta mbështesë me subvecione, në të kundërt do të jetë i detyruar të emigrojnë si moshatarët e tij
Advertisements
Advertisements
Në një kohë kur të rinjtë i kanë sytë drejt emigrimit, të paktë janë ata që vijojnë të ruajnë traditën e mbarështimit të bagëtive të imëta. Mario Duraku dhe vëllai i tij binjak ishin vetëm 6 vjeç kur dilnin nëpër livadhe duke shoqëruar gjyshin e tyre teksa kulloste bagëtitë në fshatin Morinë të Kukësit.
‘Normal se vështirësi ka, por kur e don me zemër se e ke në gjak…’
Sot 28 vjeç, Mario Duraku e vazhdon me pasion traditën e familjes, trashëguar brez pas brezi, nga stërgjyshi, gjyshi, dhe babai. Mario thotë për Report Tv se numëron 140 krerë dele. Kjo është melodia që shoqëron çdo mëngjes dhe mbrëmje dy vëllezërit kuksianë.