Aksident i rëndë në vend, përplasen 2 makina, dyshohet se ka viktima

by editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Belorta.

Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se në aksident janë përfshirë 2 makina.

Advertisements

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, por sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al

Advertisements

You may also like