“Më gjunjëzuan dhe më detyruan të puth…”/ U dhunua nga BIA serbe, Sanduloviç rrëfen orët e torturës

by editor

Politikani pro-perëndimor Nikolla Sanduloviç, i cili guxoi të kërkonte falje për krimet në Kosovë, flet për tensionet që ende janë të acaruara në Ballkan.

Advertisements

Sanduloviç rrëfen sulmin që sipas tij, e la të paralizuar në anën e djathtë dhe të paaftë për të ecur.

Advertisements

Ishte 3 janar ora 15:20 kur tre automjete që transportonin agjentë të shërbimit sekret të BIA-s të Serbisë u ndalën jashtë shtëpisë së tij në zonën e Senjakut të Beogradit.

Me një furgon të zi, personat e maskuar sapo dolën jashtë makinës, i treguan Sanduloviçit se pse kishin ardhur. Një ditë më parë, ish-sipërmarrësi dhe politikani i opozitës kishte guxuar të kërkonte falje për krimet e kryera nga serbët kur konflikti ndëretnik tronditi Kosovën në 1998/99 pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Ishte e paimagjinueshme. Një ditë pasi postova videon në rrjetet sociale duke thënë ‘më falni’ teksa vendosa lule te varri i një fëmije të vrarë në Prekaz. Pastaj filluan të më godisnin aq fort sa humba ndjenjat. Kur më futën në furgon, më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla. Më torturuan për 6 orë. Ata më ulën në gjunjë më tërhoqën krahët dhe ma kthenin kokën mbrapa, ndërkohë që bërtisnin ‘tradhtar’,” tha 60-vjeçari, duke treguar një krahun ende të mavijosur.

“Në fund thashë: Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek.”- shton ai.

Pasi u shtrua në spital atë mbrëmje, do të kalonin 24 orë para se të lejohej të kthehej në shtëpi.

12 ditët e ardhshme, me përjashtim të një nate në një klinikë shtetërore, do të kalonin në krahun mjekësor të burgut qendror të Beogradit, të ndaluar nga një prokuror me dyshimin për “nxitje të urrejtjes racore, kombëtare dhe fetare”.

You may also like