Bie në liqen helikopteri i ministrisë së Emergjencave, dyshohet se tre persona…

by editor

Helikopteri i Ministrisë së Situatave të Emergjencave ruse është rrëzuar me tre persona në bord në një liqen në Republikën Veriore të Karelias, deklaroi ministria, duke shtuar se kërkimet nënujore janë duke vijuar.

Advertisements

Helikopteri po kryente një “fluturim stërvitor”, tha ministria përmes Telegramit, duke specifikuar se ekuipazhi ishte shumë “me përvojë” dhe kishte “mijëra orë kohë fluturimi”.

Advertisements

Sipas ministrisë, rrënojat e helikopterit, i cili u zhduk nga radarët vonë të dielën në mbrëmje, u vunë re 11 kilometra larg bregut të liqenit Onega, i dyti më i madh në Evropë, në një thellësi prej rreth 50 metrash.

You may also like