Po udhëtonte me shokët, ky është i riu që humbi jetën në Librazhd(Emri)

by editor

Dorian Belba, i riu që shihni në foto është 18-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Advertisements

I riu ka qenë duke lëvizur me makinë bashkë me 3 shokë të tij, kur makina e drejtuar nga 21-vjeçari Meglind Zeneli ka dalë nga rruga dhe ka përfunuduar në lumë.

Advertisements

Si pasojë e këtij aksidenti, 18-vjeçari Belba ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, Gerald Verçani 19 vjeç, Janikos Shyti 20 vjeç. Këta të fundit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim nga grupi hetimor.

You may also like