Ditën e djeshme ka rënë në prangat e policisë së Kosovës ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon
Advertisements
Futbollisti i cili aktulisht aktivizohet për Dukagjinin e Klinës ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për ushtrim dhune ndaj ish-të dashurës së tij.
Advertisements
Në momentin që ndodhi incidenti, ndaj Solomon u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Mos respektimi i kësaj mase sigurie bëri që ndaj tij të kërkohej arrestimi.
Lajmi është konfirmuar nga Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, në një prononcim të dhënë për mediat vendase.
“Mund t’iu konfirmoj se një person, shtetas i huaj, i kërkuar nga Interpoli, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Hoxha.