Ilnisa dhe Meritoni momente intime në BBV, vëllai i gazetares zbulon si po e përjeton familja e saj

by editor

Vëllai i gazetares Ilnisa Agolli, Kevin Agolli, i pyetur në “Mos i bjer me top” tek E Diell se si po e përjeton familja marrëdhënien e saj me Meritonin, ai shprehet se lidhja e tyre nuk ka ende asnjë etiketim, thjesht janë dy persona që pëlqejnë njëri-tjetrin dhe shijojnë momentin.

Advertisements

Ronaldo Sharka: Si po e përjetojnë prindërit këtë situatën Ilnisa-Meriton kaq shumë të ekspozuar në mediat sociale?

Advertisements

Kevin Agolli: Situata është më komplekse sesa e thënë kaq thjesht. Aty kemi të bëjmë me një raport ku të dy po japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri-tjetrit dhe në këtë mori ngjarjesh që kanë me njëri-tjetrin, mbeten për t’u zhvilluar. Nuk është se ne kemi një etiketim të marrëdhënies së tyre.Ronaldo Sharka: Po, ama para disa ditësh ata dhanë puthjen e parë.

Kevin Agolli: E ke parë ti puthjen, se unë nuk e kam parë. Unë di që Meritoni ka puthur vetëm Merin, që e kam parë me pamje. Në çdo rast raporti i tyre ëshët që janë dy njerëz të rritur… Ilnisa kur dashuron jepet e tëra, por Ilnisa tani shijon momentin dhe po e përjeton momentin. Ilnisa e ka kapur këtë moment dhe po e shijon

You may also like