Një 35-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
Advertisements
Në pranga është vënë shtetasi Joni Idrizi, i cili është kapur në rrugën “Liosion 300” në Athinë teksa pinte kafe pranë një pike automjetesh.
Advertisements
Idrizi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata. Policia greke bën me dije se kërkimi nga policia shqiptare është për shkak të thyerjes së një mase sigurie të vendosur nga drejtësia.
Gjithashtu, raportohet se vëllai i tij, Nardi alias Fatbardh Idrizi, 38 vjeç nga Vlora, kërkohet prej muajit dhjetor 2023 për plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta.
Dy vëllezërve Idrizi, u është vrarë shumë vite më parë vëllai i tyre Leonard Idrizi, i cili ishte pjesë e bandës së “Çoles”.