Dhuna, tradhtia dhe konfliktet e shumta në familjet shqiptare po kthehen në ngjarje me fundin më të trishtë, ku fatkeqësishtë gratë janë të detyruara të marrin një vendim ekstrem për jetën e tyre pas mospërballimit të situatave të tilla.
Advertisements
Tre ngjarje ndodhën njëra pas tjetrës në tre familje shqiptare, ku dy në Shqipëri dhe një prej tyre në Greqi, ku pas situatave të rënda në familjet e tyre tre gara i dhanë fund jetës duke u vetëvarur apo vetëhelmuar.
Advertisements
Cilat ishin tre ngjarjet e ndodhura së fundmi të cilat shokuan mbarë opinionin publik:
Vret veten shqiptarja në Greqi pas tradhëtisë
Fatbardha Pali, u vetëvar para dy ditësh në banesën e saj në Pirgos, Greqi. Autoritetet lokale zbuluan trupin e saj disa metra larg spitalit të zonës.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike dyshohet se lidhen me problemet familjare dhe dhunën psikologjike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj.
Madje, dyshohet se ai e tradhtonte, kjo nxitur nga disa letra që viktima ka lënë më publikisht në Facebook para se të vdiste. Ajo ka përshkruar tradhtitë që burri i saj bënte me kunatat dhe shumë femra të tjera.
18-vjeçarja vrau veten me fostoksinë
Një vajzë 18-vjeçare nga një fshat i Lushnjës Bruna M, i dha fund jetës më 2 shkurt duke pirë fostoksinë.
Për policinë, e cila po heton ngjarjen e rëndë, vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar nga një fshat pranë, vetëm 3 kilometra larg.
Prindërit e vajzës e cila mësonte në vitin e tretë në gjimnaz, janë të mbytur nga dhimbja dhe refuzojnë të flasin për mediat.
Ndryshe ndodh në familjen e djalit, ndaj të cilit ka nisur një hetim në gjendje të lirë. Ata përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme.
Vjehrra e vajzës 18-vjeçare thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë.
Edhe babai i djalit 24-vjeçar tenton ta orientojë situatën e rënduar të nuses së tij të ndjerë, tek shkolla, duke pretenduar se bullizohej nga shoqet.
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës
45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e ka dhunuar dhe në sy të fëmijëve të tij.
Gjykata e Durrësit e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për 2 vepra penale: shtyrje drejt vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje.
Vëllezërit e Bedrie Lokës kanë pretenduar se ajo është varrosur me shenja dhune, fakt që e kanë pohuar edhe fëmijët e të ndjerës, të cilët e kanë dëshmuar edhe para hetuesëve gjendjen e rëndë emocionale, me të cilën “bashkëjetonte” prej vitesh nëna e tyre.
Deri më 2 janar…natë kur ajo vendosi që t’i jepte fund jetës së saj.