Pamje të rënda! Aksidenti fatal me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur në Korçë, makina shpërtheu në flakë (Video)

by editor

Ky është momenti i aksidentit fatal që ndodhi pasditen e së dielës, më 4 shkurt, në aksin Korçë-Devoll, ku humbi jetën 36-vjeçari Elvis Mizaku.

Siç dallohet në video, i riu K.H, i cili po udhëtonte me një makinë Hyundai, vjen me shpejtësi të lartë dhe përplaset kokë me kokë me makinën Volksëagen që po drejtonte 36-vjeçari.

Advertisements

Pas përplasjes së fortë, makina që drejtohej nga Elvis Mizaku, ka shpërthyer në flakë.

Sakaq, policia ka vënë në pranga 23-vjeçarin, i cili mbeti i plagosur bashkë me 4 persona të tjerë që ndodheshin në mjet me të.

Advertisements

You may also like