Mëngjesin e sotëm në Gramsh, është gjendur i varur nga familjarët shtetasi me iniciale A.B ,74-vjeç.
Advertisements
Sipas Policisë së Shtetit, shtetasi është gjendur i varur mëngjesin e sotëm, nga këqyrja paraprake e trupit të 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Advertisements
Sipas policisë dyshohet për një vetëvarje.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e provave ligjore të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Shëmrizë, Gramsh, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. B., 74 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të 74-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit”.