Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur këtë të mërkurë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në Mullet, në afërsi të një karburanti. Tre 17-vjeçarët u përplasën nga një i ri, një 24 vjeçar, i cili po udhëtonte me makinë.
Advertisements
Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Advertisements
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al