Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka konfiskuar pasuritë e Kejvina Kthjellës.
Advertisements
Bëhet fjalë për një automjet me ngjyrë gri të tipit Audi A8 në pronësi të shtetases Kejvina Kthjella por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit Redjan Rraja. Mes pasurive te konfiskuara janë edhe pasurit e Redjan Rrajës.
Advertisements
Redjan Rrajës i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave përveç makinës, edhe 1 apartament, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë ‘Rolex’ dhe si dhe 2750 euro, teksa SPAK kërkon konfiskimin dhe kalimin e tyre shtetit. Redjan Rraja u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor të vitit 2019. 38-vjeçari u dënua si njëri nga dy ekzekutorët që qëlluan me breshëri në drejtim të automjetit në të cilin po udhëtonte prokurori Ndoja dhe Pëllumb Muharremi,i njohur si Rrumi i Shijakut, të cilët konsiderohen si shënjestra të atentatit