Zinxhiri i shpëtimit, spektaklin e “prime-t” të kaluar, ka krijuar debate të forta në shtëpi, ku sigurisht nuk i ka shpëtuar Meri dhe Ilnisa.
Advertisements
Ilnisa, Gazi dhe Meri janë tre të nominuarit për javën e ardhshëm, ku sipas zinxhirit të shpëtimit, Ilnisa dhe Meri ishin të fundit ndërsa Gazi u dërgua menjëherë në nominim për shkak të zarfit të zi, pasi kishte thyer rregullat.
Advertisements
Teksa kanë qenë në dhomën e gjumit, Meri dhe Gazi kanë diskutuar në lidhje me një deklaratë të Ilnisës, e cila është shprehur se nuk do ia falë kurrë Vesës që po ia heq Merin nga “BBV3”.
Mirëpo Meri nuk e ka pritur aspak mirë komentin e saj, e cila e konsideron atë si një konkurrente tepër të dobët.
Një pjesë nga biseda:
Meri: Unë me Ilnisën jam deklaruar si shoqe dhe kam mbajtur pozicionin si shoqe, nuk kam mbajtur pozicionin si lojtare. Se po të dua të bëhem lojtare bëhem shumë kollaj
Gazi: Si të gjithë.
Meri: Po dreqi e mori, i kam thënë shoqe, më ka thënë shoqe dhe nuk doja të shkelja këtë gjë.
Gazi: Ti je tjetër gjë. Unë gjithmonë që jam zënë me atë, jam zënë se ka sulmuar të tjerët.