Shikueshmëria e “BBVA 3” nuk është aq e lartë sa pretendohet, sipas ekspertit të teknologjisë

by editor

E kemi dëgjuar shpesh Ledion Liçon të thotë se ky edicion i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka thyer rekorde shikueshmërie, por eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj, nuk ndan të njëjtin mendim. Përmes një statusi të publikuar në Facebook, eksperti shprehet:

“Propaganda, dëshpërimi dhe shifrat që janë kokëforta. 25% bëhet 200%. Këtë vit, nuk e kam ndjekur pothuajse fare “BBVA 3”, pasi kontenti në rrjetet sociale është shumë i paktë dhe koha ime është e kufizuar nga puna. Sot lexova një lajm zyrtar në faqen e Top Channel, ku thuhej se shikueshmëria e këtij viti ka kaluar me dyfish vitin e kaluar. Duke qenë se jam skeptik mbi lajmet pa shifra, mendova të bëj disa verifikime. Top Channel e shoh si një medium serioz dhe kam qenë i ftuar shumë herë në studio e tyre. Me kënaqësi lexova lajmin, por u zhgënjeva kur verifikova shifrat”, shprehet eksperti

Me tej, vijon:

Advertisements

“Në kërkimet në Google dhe në YouTube, dy nga treguesit më të rëndësishëm për ndjekjen dhe vlerësimin e një programi janë në shifrat e 25%, krahasuar me vitin e kaluar dhe me një tendencë në rënie. Fatkeqësisht për Top Channel, ende nuk kanë kaluar as “BBVA 1”, kurse “BBVA 2” e shikojnë me dylbi, aktualisht. Besoj se këto statistika janë të dobishme për Top Channel për të kuptuar realitetin”.

Besmiri shton: “Nëse çdo lajm e bëjnë si këtë, Zot na ruaj. P.S.: Video në YouTube dhe postimet në Instagram bëhen me mesatare për postim, nëse doni rezultat krahasimor”.

Shikueshmëria e "BBVA 3" nuk është aq e lartë sa

Advertisements

Tani, le t’u hedhim një sy shifrave në YouTube, për të bërë një krahasim mes “BBVA 2” dhe “BBVA 3”:

E nisim me episodet e plota që ndiqen në Youtube.

Advertisements

Një vit më parë, rreth 740,000 njerëz ndoqën episodin e plotë të “BBVA 2”.

Shikueshmëria e "BBVA 3" nuk është aq e lartë sa

Më 6 shkurt 2024, audienca arriti në 429,000 ndjekës.

Shikueshmëria e "BBVA 3" nuk është aq e lartë sa

Video nga momentet brenda shtëpisë:

Sqarimi i Albi Nakos me Romeo Veshajn: 82,000 klikime.

Shikueshmëria e "BBVA 3" nuk është aq e lartë sa

Mirëpritja e Luizit ndaj Tan Brahimit: 435,000 klikime.

Shikueshmëria e "BBVA 3" nuk është aq e lartë sa

Kjo diferencë ishte e dukshme në pothuajse të gjitha videot, por ne sollëm vetëm 2 shembuj ilustrues.

Duhet theksuar se ende duhet pak kohë që “BBVA 3” të arrijë të mbërthejë publikun me histori dhe drama, si dhe efekti “kohë”. Nga “BBVA 2” ka kaluar plot 1 vit, çka nënkupton më shumë mundësi për klikimin e videove të vjetra.

 

You may also like