Të shtëna me armë zjarri në hyrje të Shkodrës, qëllohet drejt një makine

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Advertisements

Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se ka dyshime se një mjet është qëlluar me armë zjarri.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që nuk mësohet se ka njerëz të lënduar si pasojë e ngjarjes. Detaje të tjera priten në vazhdim.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave si dhe për identitifkimin e autorit/ëve./tvklan.al