Zbulohet pse doli offline për 3 ditë “E-Albania”, kompania nga Qipro merr 7 milionë euro për SMS-të

by editor

Përdoruesit e platformës e-albania, brenda dhe jashtë Shqipërisë, qytetarë dhe biznese, janë përballur me një ndryshim në procedurën e hyrjes në sistem ditën e sotme.

Pasi vendosin ID-në dhe pasvvordin e zakonshëm, apo niptin dhe pasvvordin në rastin e bizneseve, përdoruesve u thuhet se do të marrin me mesazh ose me e-mail, një kod sigurie një-përdorimësh të cilin duhet ta vendosin për tu loguar në e-albania.

Advertisements

Pasi kodi vjen me mesazh, e njëjta gjë ndodh edhe me e-mail dhe qytetari futet në platformën qeveritare e cila fundjavën e kaluar doli offline për tri ditë, pikërisht për futjen e shërbimit të SMS-ve.

Advertisements

Kjo është një taktikë tradicionale, krahash shumë të tjerave, që përdoret nga platformat online për të rritur nivelin e sigurisë së përdorimit dhe për të përditësuar të dhënat e vjetëruara të përdoruesve të cilat mund të jenë më të lehta për tu vjedhur ose sulmuar.

Megjithatë, ajo cka bie në sy është se “dërgimi i mesazheve” në fjalë, është një barrë e re në buxhetin e shtetit.

Advertisements

You may also like