VIDEO/ Xhama të thyer nga plumbat, publikohen pamjet e makinës ndaj të cilës u qëllua me armë zjarri në Shkodër

by editor

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen “Xhabije” në qytetin e Shkodrës.

Advertisements

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama Online shihet që pre e të shtënave me armë ka rënë një makinë “Citoren”. Për pasojë i plagosur ka mbetur shtetasi Selami Brahimi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në pamje shihet që xhami i pasmë i automjetit është thyer plotësisht si pasojë e plumbave.

Advertisements

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë, autorët e të cilëve ende nuk dihen.

You may also like