“Bashkëjeton” me ish- të dashurën, rrëfehet Endrik Beba: Do bëhem baba i një vajze

by editor

Këngëtari Endrik Beba, i cili po “bashkëjeton” me ish të dashurën Sara Gjordeni në shtëpinë e BBV, ka treguar se do të bëhet sërish baba. Ai është shprehur se partnerja e tij, Klea është në muajin e 5-të të shtatzënisë, ndërsa shtoi se ajo po e përjeton e vetme pritjen e ëmbël për shkak se Endrik është bërë pjesë e garës në Big Brother Vip.

“E kam pak të vështirë situatën, ajo po përjeton vetëm një gjë shumë të madhe sepse po presim një vajzë. Është në muajin e 5-të, sapo kemi filluar ta ndjejmë”, tha ai.Endrik Beba foli edhe për periudhën e vështirë që ka kaluar ku u shpreh se ka qëndruar 3 vite pa parë të birin, të cilin e ka me ish-bashkëshorten.

Advertisements

Këngëtari tregoi se djalin e dërguan në Greqi për të marrë kurim, ndërsa vetë qëndroi në Shqipëri sepse i duhej të fitonte para për shpenzimet.

“Kisha 3 vite pa e parë, e kam mjekuar në Greqi sepse ka qenë shumë sëmurë. Një vit para se të dilte COVID u sëmurë, ka qenë shumë alergjik. Nëse vraponte 10 metra, binte në tokë, vuante nga asmta.

Advertisements


Provuam të gjitha spitalet këtu s’po i jepnin zgjidhje, e dërguan në Greqi dhe ia gjetën problemin. U bë mirë pas mjekimit. Por që të shërohej plotësisht duhet të bënte mjekim që zgjaste 6-7 muaj aty. Unë isha i detyruar të punoja këtu, sepse kush do të paguante, gjyshin, gjyshen, mamin”, tha ai.

Ish-anëtari i grupit Lynx, Endrik Beba është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip mbrëmjen e së martës, duke vendosur kështu të “bashkëjetojë” me ish-partneren e tij, Sara Gjordeni me të cilën ka pasur një romancë rreth 9 vite më parë.

Advertisements

Por edhe pse përmendi ish të dashurën në klipin prezantues, teksa u shpreh se “kam pasur një histori me një nga banoret”, këngëtari ka folur me konkurrentët për partneren e tij aktuale.

Ai ka treguar se janë njohur në një varrim dhe bisedat mes tyre kanë nisur më vonë, duke rezultuar në një lidhje dashurie.

“Jemi njohur në varrim, ishte njohja aty dhe mbas disa kohësh kemi pasur mundësi të fillonim të flisnim. Kisha koncert një natë më para, impakti i parë në bisedë, pyetja që më bëri Klea ishte “Ju jeni diplomat”, i thashë asnjë lidhje me diplomatin, komplet e kundërta. Pastaj jemi takuar më mbrapa”, tha ai.

Këngëtari nisi lidhjen e dashurisë me partneren e re, Klean, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Redina, me të cilën ka edhe një djalë 7-vjeçar Liam.

Lajmi se këngëtari ishte ndarë nga bashkëshortja u bë publik në vitin 2022, ndërsa po atë vit ai zbuloi edhe romancën me partneren e re.

You may also like