I kërkoi 300 dollarë për të dalë me shokët e klasës, njerku detyron 14-vjeçaren të kryej marrëdhënie s*ksuale! Ja sa vite u denua

by editor

Një 53-vjeçar nga Hong Kong është dënuar sot me 2 vjet e 9 muaj burgim nën akuzat për marrëdhënie të paligjshme seksuale.

Burri, i identifikuar si MCC u shpall fajtor pasi dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e gruas së tij.

Advertisements

Gjatë gjykimit, ekspertët vunë re se adoleshentja shfaqte simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik. Megjithatë, duke marrë në konsideratë diferencën në moshë mes të pandehurit dhe viktimës, mes faktorëve të tjerë si përdorimi i parave si joshje, gjyqtari përfundimisht vendosi një dënim prej 2 vjet e 9 muaj burg.

Sipas rrëfimit të vajzës ajo i ka kërkuar atij 300 dollarë për të dalë me shokët e saj të klasës. 53-vjeçari i ka kërkuar të kryej marrëdhënie seksuale me të në këmbim të 300 dollarëve.Vajza ka kryer marrëdhënie me 53-vjeçarin dhe pas disa ditësh ajo e kishte rrëfyer rastin tek mësuesite shkollës dhe një punonjësi social, të cilët më pas menjëherë e raportuan çështjen tek autoritetet.

Advertisements

Edhe pse i pandehuri nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, familja e tij e cilësoi atë si të rrezikshëm

Sipas vajzës viktime e përdhunimit, e lindur në Kinën kontinentale në vitin 2006, prindërit e saj u divorcuan dhe nëna e saj më pas u martua me të pandehurin në Hong Kong. Në mesin e vitit 2019, vajza dhe nëna e saj u vendosën në Hong Kong dhe jetonin me të pandehurin në një banesë në zonën Pat Heung të Territoreve të Reja. Incidenti në fjalë ndodhi kur X i kërkoi të pandehurit 300 dollarë për të dalë me shokët e saj të klasës. I pandehuri tha se do t’i jepte paratë vetëm nëse ajo pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Mesohet se vajza ka shkuar në dhomën e të pandehurit dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të për disa minuta. Më pas, i pandehuri i dha asaj 300 dollarë HK. Më 16 të të njëjtit muaj, X ia raportoi ngjarjen mësueses së saj të shkollës dhe një punonjësi social, të cilët më pas e raportuan çështjen tek autoritetet. Pas arrestimit, i pandehuri pretendoi: “Nuk e kam përdhunuar kurrë”.

Advertisements

You may also like