Përfshihet nga flakët banesa, pëson djegie 61-vjeçarja. Ja çfarë dyshohet se e shkaktoi zjarrin

by editor

Një banesë në Malësi të Madhe është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije se pronarja e shtëpisë ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa hetimet për ngjarjen kanë nisur“Informacion paraprak/Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. M., 61 vjeçe, në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe. Nga flakët është dëmtuar kjo shtetase dhe si pasojë po merr asistencë mjekësore në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes”, njofton policia.

Advertisements

You may also like