“Jemi ndarë në mënyrë skandaloze!”- Sara flet për historinë me Endrikun: Ai është zhgënjimi im i parë si femër. Kur e shoh duke folur me Bardhin…

by editor

Sara Gjordeni ka sjellë edhe njëherë në vëmendje historinë e saj të dikurshme me Endrik Bebën, i cili po ashtu është një prej banorëve të BBV.

Advertisements

Në një bisedë me Albi Nakon, modelja është shprehur se i duket e çuditshme tek sheh ishin e saj duke biseduar me Bardhin.

Advertisements

“Më duket pak e çuditshme që po shoh ex-in tim më Bardhin në këto momente duke folur, apapap”, tha ajo.

Po ashtu ajo ka treguar se ndarja e saj me Endrikun ka qenë zhgënjimi i parë i saj si femër në jetë, është shprehur se ata i kanë dhënë fund lidhjes “në mënyrën më më skandaloze”

Pjesë nga biseda:

Sara: Më duket pak e çuditshme që po shoh ex-in tim më Bardhin në këto momente duke folur, apapap

Albi: Ai ka qenë ex-i yt?

Sara: Po ne këmi qenë të fejuar.

Albi: Sa indiferent jam me disa gjera unë, se e kam dëgjuar një gjë unë po…

Sara; Ai është zhgënjimi im i pari si femër në jetë, 19-vjeçe kam qenë

Albi: Uau

Sara: Disa muaj ka qenë, gati një vit. Ka bërë një këngë jam unë tek videoklipi. Uhuu. Jam ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme, dhe prap unë i thash dje hajde flasim. I thash që e dija që nuk do vije, por të çlirojmë atë tensionin, se këtu ka shumë lojëra dhe të mos behet situate e sikletshme. Më tha që e vlerësoj. Më tha që ndjehem i paragjykuar se disa e kanë ditur dhe Meritoni e priti shumë me këmbët e para. I tash që uroj të mos jesh më njeriu që ke qenë, dhe këtu nuk ke asgjë personale me mua këtu.

Albi: Mua nuk më duket natyrë që provokon.

Sara: Jepi kohë, është fillimi. Por kur i shoh të dy se dii… Isha përgatitur që do vinte.

Albi: Po kur erdhi pate një moment kështu, se është njerëzore ajo.

Sara: Po, sepse unë jam ndarë në mënyrën më skandaloze.

Albi: Më vjen keq.

Sara: Mendo mënyrën më të keqe. Është shumë delikate si gjë.

You may also like