“I vunë flakën dhe u zhdukën për 30 sekonda!” ekzekutimi i biznesmenit grek, avokati zbardh dinamikën e vrasjes: Autorët luajtën me fatin, ata e kanë monitoruar dhe pritën momentin kur…

by editor

Të tjera detaje janë bërë publike nga ekzekutim mafioz që iu bë pak ditë më parë, pranë banesës së tij biznesmenit grek, Christos Gialia.

Advertisements

Sipas raportimeve nga mediat greke, nga hetimet policore është konstatuar se autorët kishin studiuar mirë lëvizjet dhe programin e biznesmenit 59-vjeçar, për të gjetur rastin e duhur dhe për ta goditur.

Advertisements

Ata kanë zgjedhur të shmangin rrugët kryesore për të mos u regjistruar nga kamerat, duke iu afruar vendit ku kanë ngritur një pikë jo të dukshme ku dhe kanë kryer ekzekutimin.

Pasi kanë kuptuar praninë e biznesmenit, ata e kanë ekzekutuar dhe më pas i kanë vënë flakën në automjetin e tij, për të shkatërruar provat, dhe janë zhdukur për vetëm 30 sekonda.

Më pas ata janë arratisur nëpër male, shenjë që kishin përgatitur në mënyrë metodike, duke bërë një hartë të plotë të zonës, ndërsa fakti që arritën të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ekzekutimit dhe të zhdukeshin në pyll me motoçikletë, tregon eksperiencën e shoferi dhe njohja e mirë e zonës, shkuan Protothema.

Ndërkohë avokati i tij është shprehur se vrasja ishte e vrazhdë dhe se autorët rrezikuan shumë, pasi pranë vendit ku është kryer krimi ishte banesa e biznesmenit ku dhe ndodheshin truproja të tij.

“Vrasësit luajtën shumë me fatin, sepse në pak sekonda do të ishin një ose dy roje në vendin e ngjarjes pasi ishin në shtëpi për 24 orë ndërsa dy të tjerët, përfshirë ekipin e sigurisë së Christos Gialia, ishin në fabrikë”, tha avokati.

Ndër të tjera ia ka deklaruar se ata që e bënë këtë e dinin që nuk kishte kamera në vendin e vrasjes dhe se nuk ka informacion nëse Christos Gialia ka pasur njeri që mund t ketë pasur mosmarrëveshje.

Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë çdo përfshirje të biznesmenit në vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, duke thënë se “tre fëmijët e tij, mes tyre një vajzë 22-vjeçare, pronare e një kompanie dhe djali i tij i madh, i cili është zv. kryebashkiaku i Mandras, nuk do të pranonin të ishin bashkë me vrasësin e saj të nënës së tyre”.

You may also like