Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Kurbin, ku ekonomisti i një firme të përpunimit të inerteve u vra me armë zjarri rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa u plagos pronari.
Advertisements
Mësohet se autorët kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës në fshatin Gurez në drejtim të viktimës, Selman Mihana dhe biznesmenit, Ardian Gjeloshi, të cilët po futeshin së bashku në ambientet e zyrës.
Advertisements
Shënjestër e atentatit ishte pronari i firmës, i cili është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autorët kanë qëlluar nga avllia e murit rrethues, ndërsa në vendgjarje ndodhej edhe roja i objektit që ndodhej tek porta e hyrjes, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor.
Ndërkohë e firma e përpunimit të inerteve është me kamera sigurie.