Egla dhe Graciano janë përfshirë në një debat, i cili ka përfunduar në ofendime të rënda nga ana e aktores.
Advertisements
Më herët Egla është përlasur me Ledjonën ku e ofendon. “Nuk të dua ty nëpër shalë”, i tha Egla Ledjonës, duke e quajtur “fytyrë të salduar me spërcka majdanozi”. “Ke një super edukatë”, ia ktheu gazetarja me ironi aktores.
Advertisements
Teksa ndodheshin në oborr, Egla nuk ka kursyer ofendimet ndaj balerinit duke e quajtur një qënie monstruoze dhe me sy të zgurdulluar.
Egla: Ku e ke kishën të vijmë të falemi?
Graciano: S’kam ardhur këtu as për kishë as për xhami.
Egla: Je bërë një pinguin i vogël këtu brenda, ke një maskë e cila është e pabesueshme dhe reflekton. Je i badhë komplet, je me sy të zgurdulluar, je një qenie monstruoze.
Graciano: Për njerëz të pashpirt si puna jote, absolutisht nuk pres vlerësim ndryshe dhe kjo është e padiskutueshme. Relaksohu se të bën mirë. Ej këta kanë shitur dinjitetin për këtë lojë! Këta nuk kanë shtyllë kurrizore realisht. Kjo është e turpshme, e sikletshme.