Një tjetër incident është shënuar këtë paradite në Minierën e Bulqizës ku është plagosur një minatori Bilal Sula me detyrë armator, 55 vjeç.
Advertisements
Ngjarja është pikasur nga kolegët e tjerë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e kolegut të tyre, të cilët kanë njoftuar ambulancën ku dhe e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë.
Advertisements
Sipas mjekëve të këtij spitali bëjnë me dije se i aksidentuari kishte dëmtime në kokë dhe në krahë gjë kjo që i ka detyruar ta nisin me ambulancë drejt spitalit të traumës së Tiranës. Ndërkohë policia lokale dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.