Jo patentë për narkomanët/ Shefi i Urgjencës del me njoftimin e rëndësishëm: Ka shumë aksidente, t’u hiqet leja e drejtimit atyre…

by editor

Shefi i urgjencës Kombëtare Skëdner Brataj propozon të krijohet bazë ligjore për të kaluar në sitë të gjithë përdoruesit e substancave narkotike e tu hiqet patenta, referuar kjo modelit italian.

Advertisements

“Fakti që kemi pasur 80 mijë makina të regjistruara do të ketë rritje patjetër të aksidenteve…”, tha ai.

Advertisements

Heqja e lejes se drejtimit, thotë Brataj, të bëhet derisa personit t’i dalin analizat e gjakut të pa kontaminuara nga substancat.

“Në çdo aksident të testohen përveç se për alkool edhe për lëndë narkotike, të gjithë ata që janë përfshirë në aksidente të dërgohen në spital për testim. Ata që refuzojnë automatikisht të konsiderohen përdorues e t’u hiqet leja e drejtimit”, u shpreh ai.

Sipas Brataj testimi është edhe më i domosdoshëm për të gjithë personelin mjekësor, dhe drejtues të automjeteve të transportit publik.

“I gjithë personeli mjekësor në fakt, mjekë, infermierë, drejtues të ambulancave, autobusëve, taksive, drejtues të mikrobusëve të nxënësve, duhet zero alkool gjatë orarit zyrtar të punës . Duhet të monitorohen në vazhdimësi e t’u hiqet leja e drejtimit derisa të rezultojnë të pastër”, tha ai.

You may also like