Dy persona janë vënë nën hetim nga policia e Matit pasi dyshohen si atorë të dy zjarreve, duke shkaktuar kështu djegien e rreth 3 hektarëve tokë me bimësi.
Advertisements
Mat – Dy persona janë vënë nën hetim nga policia e Matit pasi dyshohen si atorë të dy zjarreve, duke shkaktuar kështu djegien e rreth 3 hektarëve tokë me bimësi.
Advertisements
Dy të dyshuarit të identifikuar me inicialet R.N. dhe M.K. kanë ndezur zjarret në Njësinë Administrative Komsi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij Komisariati, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasit R.N., dhe M.K., të dy banues njësinë administrative Komsi, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 3 hektarë tokë me bimësi”,- njofton policia.Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.